Peja nikoqire e Festës së Abetares, Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

Aktuale

Peja nikoqire e Festës së Abetares, Nagavci: Nga shtatori Abetarja e përbashkët me Shqipërinë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në praninë e shumë nxënësve dhe pjesëmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka organizuar të martën në Pejë, festën tradicionale “Festa e Abetares”.

Në shënimin e kësaj dite nxënësit e klasave të para dhe parashkollore shprehën aftësitë e tyre të të mësuarit të alfabetit të gjuhës shqipe.

Me rastin e hapjes së këtij manifestimi tradicional, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci, u shpreh se kjo festë e ka zbukuruar qytetin e Pejës.

“Mësimi i shkronjave është hapi i parë në rrugën e dijës, prandaj secili nga ne e kemi nga një histori që fillon me abetaren. Këtë libër që na i kujton rilindësit tanë dhe përpjekjet e tyre të gjata, por që përfunduan me sukses që shqiptarët ta kenë abetaren. Ky libër na kujton sakrificën më sublime e duke e mbrojtur me jetë abetaren si një libër të shenjtë e që u bë arma më e fuqishme në luftën kundër analfabetizmit dhe paditurisë”, tha Nagavci.

Ne sot po përkujdesemi që t’u ofrojmë fëmijëve mësim sa më cilësor që të ecin përkrah moshatarëve të botës. Në këtë drejtim, tekstet shkollore janë një nga faktorët më të rëndësishëm, andaj edhe ne në ministri të Arsimit bashkë me ministrinë e Arsimit të Shqipërisë jemi përkujdesur që t’u ofrojmë abetare sa më cilësore dhe Nga shtatori, fëmijët shqiptarë do ta kenë abetaren e përbashkët e cila do të jetë unike dhe cilësore. Takimi i parë i fëmijëve me libër të jetë i këndshëm. Andaj, festa nuk është vetëm e juaja, por edhe e mësimdhënësve që po u mësojnë shkronjat”, tha ajo.

Ajo shprehu respekt për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që kanë punuar me fëmijët.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, uroi fëmijët për festën e Abetares. “Festa e Abetares është festë më e madhe për ju, por të njëjtën kohë do duhej të ishte edhe për neve”, tha ai.

Hasan Muçaj drejtor i Arsimit nga Bashkia e Lezhes, tha se festa e Abetares i ka mbajtur gjallë kombin shqiptarë. “Është e vërtetë se udha e abetares na ka mbajte të gjallë e na ka bashkuar, dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar por e kanë përcjellë brez pas brezi. Më kujtohen fjalët e Petronili Luarasi, i cili pak para vdekjes thoshte “vritmëni, por gjakun mos ma hidhni, por mbilleni sepse me atë do të keni mundësi që të shkruani gjuhën e bukur shqipe””, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat