Vlora Çitaku në krye të departamentit për Punë të Jashtme në ‘Qeverinë në hije” të PDK-së

Aktuale

Vlora Çitaku në krye të departamentit për Punë të Jashtme në ‘Qeverinë në hije” të PDK-së

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:29
Vlora Çitaku

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë në krye të departamentit për Punë të Jashtme në “Qeverinë në hije”.

“Njëra prej fushave tepër të rëndësishme, ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një përvojë dhe një përformancë të jashtëzakonshme, tek pjesa e politikës së Jashtme, Politikën e Jashtme dhe agjendën evropiane brenda kabinetit të qeverisë së mirë do ta udhëheqë Vlora Çitaku”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”.

“Kontaktet dhe respekti, karriera e definuar me suksese duhet të merren parasysh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat