Ish-drejtori  i Inspektoratit vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren e konsideron politik

Aktuale

Ish-drejtori  i Inspektoratit vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren e konsideron politik

Më: 18 maj 2022 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Ish-drejtori  i Inspektoratit në komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, është dënuar nga Gjykata Themelore me tre vjet burg, për rrënimin e aneksit të objektit “Abi Çarshia”.

Këtë vendim, Thaçi nuk e pranon dhe e cilëson si vendim politik, njofton Klankosova.tv.

“Realisht për mua s’ka qenë befasi, ngase edhe më herët kam deklaruar me ngritjen e aktakuzës, që i gjithë procesi është i ndikuar politikisht, për gjendjen e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, pasi kemi raporte të shumta, edhe raportin e progresit dhe raportin e senatit amerikan mbi gjendjen, në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në Kosovë”, është shprehur Thaçi.

“Për mua është një mesazh për të gjithë inspektorët të nivelit komunal, që tash e tutje të kenë frikë në veprimet e tyre në trajtimin e objekteve pa leje, brenda përgjegjësive të tyre që i kanë”.

Thaçi tregon edhe arsyet se pse ky vendim është politik.

“I motivuar politikisht ngase nga fillimi në procedurë ke ndërhyrje të prokurorisë, ne kemi pritur me ditë të tëra vendimin e prokurorisë, pavarësisht padisë kemi pasur edhe katër padi që janë parashtruar nga investitori në gjykata të ndryshme, duke nisur nga Gjykata Themelore për çështje administrative në Prishtinë, ku ju refuzohet padia, dy herë i është drejtuar gjykatës themelore në Prizren, minuta të fundit me ndërhyrje  dhe lidhje të ndryshme, duke pasur parasysh që investitori është i lidhur me subjektin politik, Partinë Demokratike të Kosovës”, shtoi ai.

“Edhe një pjesë e prokurorisë dhe gjyqtarëve, lidhjet e tyre me subjektin në fjalë, nuk mund të komentoj ndryshe se një vendim politik”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat