Berishaj: Pres nga Kurti ta zbatojë zotimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Aktuale

Berishaj: Pres nga Kurti ta zbatojë zotimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:06
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, pas vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me nga katër vjet e gjysmë burgim ish-krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ka thënë se pret nga Kryeministri i vendit Albin Kurti që t’a zhbëjë Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se tendenca për me i ikë premtimit për zhbërje  duke e akuzua Hashim Thaçin, për formimin e Gjykatës Speciale është mashtrimi i radhës.

“Pas vendimit te Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj e Hysni Gucatin, unë pres me e mbajte  premtimin kryeministri dhe pushtetit aktual për “zhbërjen” e kësaj gjykate.

“Tendenca për me i ikë premtimit për zhbërje  duke e akuzua Hashim Thaçin, për formimin e Gjykatës Speciale është mashtrimi i radhës. Gjykata u formua nga ata që e njollosen  luftën e UÇK-se, bashkë me Serbin, nga ata që 20 vjet morën vota duke e sulmua UÇK-në dhe komandantet. Hashim Thaçi me shokë e mori ketë vendim se e di se nuk ka asgjë të bej me pretendimet për ato vrasje “politike”,  me ato përpjekje të Serbisë përmes shërbëtorëve te vet, që bëri në Kosovë”.

Tutje Berisha  shtoi se institucionet duhet të marrin nën kontroll situatën dhe në qoftë se kryeministri nuk e mban fjalën për shfuqizim se  paku duhet me e amandementua ligjin, teksa shtoi që dëshmitë janë të fabrikuara, si dhe të amandamentohet vetëm në ato pretendime të miratuara nga raporti i Dick Martit nga Këshilli i Evropës.

“Institucionet duhet të marrin nën kontroll situatën dhe në qoftë se kryeministri nuk e mban fjalën për shfuqizim se paku duhet me e amandementua ligjin, sa i përket dëshmive të ofruara nga prokuroria dhe shërbimi sekret i  Serbisë, sepse ato janë të fabrikuara, si dhe të amandamentohet vetëm në ato pretendime të miratuara nga raporti i Dick Martit nga Këshilli i Evropës. Institucionet demokratike, nuk munden të ndërhyjnë ne punën e gjykatave. Avokatët e palëve i dinë procedurat e tyre te apelimit dhe rikonfirmimit te drejtësisë”.

“Edhe unë jam institucionalit, e nuk i jap vetës luksin të zhvilloj opinione politike ndaj vendimeve gjyqësore. Mbase s’po mendoni se jam deputet i LVV-së, më kërkua “pushkatimin” e prokurorëve!?. Deputetët e LVV-së dje dënuan trupën e gjyqtarëve të Prizrenit, sepse dënoj me vendim gjyqësor deputeten e tyre abuzuese. Kjo aktakuzë ndaj  udhëheqësve të OVL,  është ngritur nga prokurorë të Dhomave Speciale, por me zgjuarsi të madhe është amortizuar nga trupa e avokateve për çka i përgëzoj dhe pres qe ne apel këta avokatë kanë me argumentua plotësisht pafajësinë e palëve. Për ma konkretisht për veprimet e shtetit duhet te deklarohet ministrja e linjës. Kjo është dhe obligim institucional”.

“ Edhe këta burra janë njëjtë shtetas të Kosovës, ani pse kurrë nuk i kanë taku një partie si LVV. Përkujdes shtetërore institucional për krejt procesin deri kur personat te lirohen ose e kryejnë burgimin, ne rast se dënohen duhet të mbikëqyret nga Ministria e Drejtësisë e Republikës se Kosovës. U demonizuan 20 vjet liderët e luftës,  pse nuk deshën ta sakrifikonin Kosovën për veten e tyre.

U akuzuan me shpifjet se Hashim Thaçi është i shantazhuar ndaj po e përshpejton  mbylljen e dialogut më Serbinë. E mos mbyllja e dialogut më Serbinë, po shihet se ishte projekt Rus, për ta përdor Kosovën si adut për agresionin në Ukrahine. E opozita e atëhershme ishte në funksion të planeve Ruse. Hashim Thaçi,  gjykatën e ka formua me ju   tregu shpifëseve, agjenteve rus e serb se nuk është i shantazhuar, apo siç ka thënë vet ai se “është sakrifica me e vogël për Kosovën”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat