Reagon vëllai i Nasim Haradinajt: Ani more burrë, ne me dhimbje jemi mësuar

Aktuale

Reagon vëllai i Nasim Haradinajt: Ani more burrë, ne me dhimbje jemi mësuar

Nga: P.R Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:21
Agron Haradinaj

Ish nënkryetari i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar sot nga Gjykata Speciale me 4 vite e gjysmë burg,

Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin janë dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë prej 100 euro e cila duhet të paguhet deri më 18 korrik 2022.

E përmes një postimi në facebook, për dënimin e Nasim Haradinajt, ka reaguar vëllai i tij, Agroni.

“I dashuri vlla Nasim ishim përgatitë për ta festuar lirimin tënd,... po ani more burrë ne me dhimbje jemi mësuar”, ka shkruar Agron Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat