Halitjaha: Dënimi i Gucatit e Haradinajt i dhimbshëm, hakmarrje sepse akuzat u ndërtuan nga serbët

Aktuale

Halitjaha: Dënimi i Gucatit e Haradinajt i dhimbshëm, hakmarrje sepse akuzat u ndërtuan nga serbët

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:22
Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha, ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, thotë se dënimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga Dhomat e Specializuara të Kosovës është shumë i dhimbshëm.

“Aktgjykimi ndaj tyre është shumë i dhimbshëm pasi kemi besu në pafajësinë e tyre, pasi ata nuk kanë pasur asnjë akuzë për krime lufte e as nuk i kanë thyer zyrat e EULEX-it që të marrin ato dosje me forcë. Katër vjet e gjysmë janë të mëdha, dhe dy vjet janë në paraburgim dhe është e dhimbshme. Kemi pritur që të jenë më të rregullt dhe korrekt dhe se nuk do të shkelin të drejtat e njeriut sic bënë gjykatat e ish-Jugosllavisë kur na burgosnin”.

“Me dhimbsen të dytë, ne menduam që u shkëputëm nga zinxhirët e pushtuesve, tani Evropa me demokratike nuk lejon që të bëhen shkelje kushtetuese. Nuk e kemi prit, për ne dhe popullin ka qenë e rëndë”.

Halitjaha, vlerëson se Gucatit e Haradinajt aktgjykimi u erdhi si hakmarrje pasi që u zbulua se aktakuzat ishin ndërtuar nga serbët.

“Aktgjykimi ka shumë kuantitet e shumë pak kualitet si tek prokurorët dhe gjykatësit. Edhe me rastin e arrestimit janë shkel rregullat. Akuza që i ngarkon këta kryesisht është që i pengon personat zyrtar dhe këta nuk kanë dalë fare nga zyra. Cili është faji i tyre, se i kanë publiku nuk duhet dënim penal dhe i konsiderojnë grup është e padrejtë që kryesinë e OVL të UCK-së ta cilësojnë si grup për ti dhënë përparësi dënimit”.

“Dënimi është prej 360 faqesh, nuk e di pse duhet të ketë këtë vëllim të kot. Për këta nuk vlen klauzola krime luftë por u shpik pengim i personave zyrtarë. Këtë e bënë për hakmarrje pasi ato aktakuza ishin ndërtuar nga serbët. Aty bile gjinden edhe akuza ndaj Adem Jasharit, vetëm për të pas materiale por marrin aktakuza që janë përshoshur gjatë punës së EULEX-it. Teksa EULEX-i ka marrë një përfundim këta po i rikthejnë vetëm që të mbushin faqet. Zgjatja e procesit ju konvenon pasi paguhen shumë” u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat