Aksidenti i autobusit nga Kosova, Ambasadori i Kosovës në Austri shkon në vendin e ngjarjes

Aktuale

Aksidenti i autobusit nga Kosova, Ambasadori i Kosovës në Austri shkon në vendin e ngjarjes

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Ambasadori i Kosovës në Austri Lulzim Pllana, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku në orët e para të së enjtes është aksidentuar një autobus me udhëtarë nga Kosova.

Pllana ka ofruar mbështetjen e ambasadës për të lënduarit në këtë aksident dhe familjet e tyre.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, është informuar mëngjesin e sotëm për një aksident trafiku të autobusit që po barte udhëtarë kosovarë drejt shtetit të Austrisë”.

“Ambasadori i Kosovës në Austri, z.Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Në Spitalin e Salzburgut, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona, dhe pas trajtimit, shtatë prej tyre janë liruar, derisa një person vazhdon të mbahet për trajtim në këtë spital”.

“Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore dhe shëndetësore në Salzburg, dhe do të dalë me një njoftim më të detajuar sapo të pranoj informatat zyrtare. Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do të ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat