Nga këshilltar i Ramush Haradinajt në këngëtar – Kaq para ka shpenzuar Erolld Belegu për bileta të aeroplanit dhe mëditje

Aktuale

Nga këshilltar i Ramush Haradinajt në këngëtar – Kaq para ka shpenzuar Erolld Belegu për bileta të aeroplanit dhe mëditje

Nga: N. Sh. Më: 19 maj 2022 Në ora: 14:36
Erolld Belegu

Ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, tashmë ka filluar rrugëtimin e tij në një profesion tjetër.

Karriera e Belegut do të vazhdohet në muzikë.

Ai ka filluar të bëhet këngëtar, ku tashmë ka publikuar këngën e parë.

Belegu në kohën e Qeverisë së Ramush Haradinajt ka shpenzuar nga taksat e qytetarëve 35 mijë euru.

Këtë shumë e ka dhënë analisti politik Xhevdet Pozhari.

Sipas tij, Belegu për bileta të aeriplanit ka shpenxuar afër 12 mijë euro, kurse për mëditje mbi 6 mijë euro.

Belegu ka shpenzuar edhe mbi 4 mijë euro të tjera, por që nuk janë të specifikuara se për çfarë bëhet fjalë.

Postimi i plotë:

Qyky është ish këshilltari i Ramush Haradinajt. Tash në pleqni ka vendos me u bo këngëtar.

Por, ky nga taksat tona në kohën e Qeverisë Haradinaj ia shpenzuar 35 mijë euro.

Erolld Belegu:

- Për bileta të aeroplanit ka shpenzuar 11 mijë e 867. 27 euro,

- Mëditje 6 mijë e 174.93 euro dhe

- Në rubrikën “shpenzime tjera” për të cilat nuk specifikohet cfarë, ai ka shpenzuar 4 mijë e 603.52 euro.

Krejt kabineti i Ramush Haradinaj pati harxhuar gjysmë milion euro, vetëm për dreka dhe darka.

Hajgare kanë bo këta njerëz me këtë vend. E kanë zhvatë këtë shtet pa merhamet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat