“Tensionimi mund të ndodhë në çdo moment”, deputetja e LVV-së: Rrezikun dhe armikun e kemi në kufi

Aktuale

“Tensionimi mund të ndodhë në çdo moment”, deputetja e LVV-së: Rrezikun dhe armikun e kemi në kufi

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:02
Shqipe Mehmeti – Selimi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi zgjodhi të flasë në Kuvend sot, kur po diskutohet gjendja e sigurisë në vend.

Mehmeti – Selimi theksoi rrezikun e pëshkallëzimit të situatës në rajonin e Ballkanit, duke thënë se “tensionimi mund të ndodhë në çdo moment”.

“Nuk do të duhej që lufta dhe agresioni rus në Ukrainë të na e kujtonte neve që përshkallëzimi i sigurisë qenka krejt pranë nesh dhe tensionimi mund të ndodhë në çdo moment”, tha ajo.

Deputetja e LVV-së tha se “rrezikun dhe armikun e kemi në kufi”, ndërsa kujtoi se çfarë po ndodh në Ukrainë.

“Ukrainës i erdhi sulmi pikërish nga fqinji i saj armik”, tha ajo.

Mehmeti – Selimi tha se lufta në Ukrainës “duhet të na vetëdijësojë se Kosova duhet të jetë e fortë dhe e përgatitur për çdo situatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat