Kryeministri Kurti bisedoi me profesionistët në Washington D.C. për rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin e vendit

Aktuale

Kryeministri Kurti bisedoi me profesionistët në Washington D.C. për rritjen e rolit të mërgatës në zhvillimin e vendit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 15:45
Pamje nga takimi

Përfshirja e mërgatës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës, si një prej prioriteteve të Qeverisë, ishte tema e takimit në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me profesionistët e Kosovës në Washington D.C.

Në këtë takim të organizuar në kuadër të dialogut me mërgatën, u bashkëbisedua për  rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë, ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimi i instrumenteve për përfshirje aktive në politikat zhvillimore. 

Kryeministri Kurti falënderoi komunitetin shqiptar të Washington D.C. për pritjen, si dhe për dialogun e thelluar mbi mënyrën se si profesionistët e komunitetit mund të kontribuojnë në përparimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e këtyre profesionistëve në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore në Kosovë.  

Ai vuri theksin te motivimi i mërgatës për të ardhur dhe kontribuar në Kosovë, duke thënë se rritja e ekonomisë në vend dhe përmirësimi i nivelit të arsimit do të realizohet më mirë e më shpejtë duke e sjell ekspertizën profesionale nga mërgata në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat