Gjyqtari francez jep një urdhër të rëndësishëm për avokatët e krerëve të UÇK-së

Aktuale

Gjyqtari francez jep një urdhër të rëndësishëm për avokatët e krerëve të UÇK-së

Më: 21 maj 2022 Në ora: 08:58
Nicollas Guillo

Dje u mbajt seanca në Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Në mesin e shumë përplasjeve mes mbrojtjes dhe prokurorisë, në fund të seancës u dha edhe një urdhër nga gjyqtari francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou.

Ai me një urdhër gojor, udhëzoi ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë dokumentet e tyre përkatëse paraprake deri më 21 tetor të këtij viti.

Ky urdhër i Guillou vjen në dritën e argumenteve të mbrojtjes për nisjen e gjykimit qysh në dhjetor të këtij viti.

Seanca e djeshme u karakterizua me përplasje të forta dhe lajme me bujë mediatike pas deklaratës së avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson se Nazim Bllaca ka vdekur.

Sidoqoftë, më vonë Emmerson sqaroi se deklarata e lëshuar nga ai ishte vetëm një llapsus dhe se ai e kishte gabuar Bllacën me një person tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat