Abrashi: Opozita po mundohet të degradojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA

Aktuale

Abrashi: Opozita po mundohet të degradojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA

Më: 21 maj 2022 Në ora: 10:33
Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, thotë se opozita po mundohet të degradojë vizitën e kryeministrit Kurti në ShBA.

“Kemi të bëjmë me vizita dhe lidhje me kompani që ndoshta kanë buxhet dhjetëfish më shumë se buxheti i Republikës së Kosovës. E kuptoj këtë cinizmin e opozitës që mundohen të degradojnë vizitën në diçka të parëndësishme në këto kompani, por duhet të keni parasysh se Kosova, aq sa ka nevojë për partnerë politikë, ka nevojë edhe për partnerë ekonomikë. Një nga pikat tona vitale të interesit është bindja e investitorëve të rëndësishme sikur vendet ku i vizitoi zotëri Kurti, kompania Uber, Microsoft edhe të tjera të cilat do të hapin një kapitull të ri për vendin tonë dhe uroj që rezultatet e këtyre vizitave t’i shohim shumë shpejtë. Natyrisht presim edhe takime me nivelin politikë në ShBA”, shton ai.

Duke folur për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, deputeti i mazhorancës thotë se shtetet anëtare të BE-së duhet të kenë parasysh nevojën e integrimit evropian të Kosovës.

“Duke marrë parasysh këtë momentum të ri, natyrisht është një situatë e favorshme, porse vendimet përsëri varen nga këto qarqe vendimmarrëse. Ne urojmë që shtetet anëtare të BE-së të kenë parasysh këtë, Kosova duhet të jetë pjesë e integrimeve evropiane duke pas parasysh rrethanat e reja në Evropë. Pasi kemi të bëjmë me një pozicionim mes demokracisë dhe autokracisë. Në anën tjetër e kemi një Serbi që nuk po këputë lidhjen e saj me shtete autokratike. Ka një pozicionim të gabuar duke refuzuar të aplikojë sanksione edhe ndaj shteteve agresore”, deklaron Abrashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat