Zeqiri: Shokët po na vriteshin, filluam të “hallashtiseshim” me njëri-tjetrin

Aktuale

Zeqiri: Shokët po na vriteshin, filluam të “hallashtiseshim” me njëri-tjetrin

Më: 24 maj 2022 Në ora: 08:53
Sadik Zeqiri

I mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës, Sadik Zeqiri, ka rrëfyer për momentet e rënda, gjatë qëndrimit në burg.

Në një moment, të burgosurit i kishin kërkuar “hallallin” njëri-tjetrit, duke kuptuar se po i kalonin momentet e fundit të jetës.

“Ata rrinin me armë të drejtuar nga ne, kishin pasë edhe bure me siguri me benzinë, një gardian na ka lutë me na qitë cigare, por kishim frikë sepse mendonim që nëse i dhezim se mos ka benzinë e mundemi me u djegë nuk i kemi marrë.

Edhe ata folnin mes veti ne kemi filluar me u përshëndet me shoqi-shojin se e dijshim që i kemi minutat e fundit të jetës dhe filluam me ia marr hallallin shoqi-shojit sepse e dinim që s’ka më shpëtim sepse ata kishin parë nëpër filma dhe në luftëra në Bosnje, etj. sepse të burgosurit veç kishin fatin jo të mirë në shtetet tjera e dinim se ai fat do të na ndjekë edhe neve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat