Hasani tregon se si u vranë 90 të burgosur brenda një dite në Masakrën e Dubravës

Aktuale

Hasani tregon se si u vranë 90 të burgosur brenda një dite në Masakrën e Dubravës

Më: 24 maj 2022 Në ora: 09:05
Nait Hasani

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka rrëfyer se si ka ndodhur masakra në Burgun e Dubravës më 22 maj të vitit 1999.

Hasani thotë se fillimisht të gjithë të burgosurve u është bërë thirrje për rreshtim në oborrin e burgut kinse ata do të transferoheshin në Burgun e Nishit.

“Në mëngjesin e hershëm rreth orës 5:00 më 22-tin kanë dalë nga karaholla dhe kanë thirrë me megafon që duhet të mblidhemi të bëjmë numërimin se nuk ka kushte më në Burgun e Dubravës dhe duhet të transferohemi në Burgun e Nishit. Dhe të gjithë të burgosurit duke besu në atë që gjithnjë kemi menduar se brenda burgut jemi të mbrojtur dhe jemi afru diku 700 vetë te fusha e sportit”, rrëfen ai.

Hasani tregon se momentin që kanë dalë në hapësirë, kanë filluar gjuajtjet nga të gjitha anët ndaj tyre me armë të ndryshme e ku u vranë 90 të burgosur.

“Nuk dijshim gjë, momentin që jemi afru nga pika e e Karahollit në pjesën e lartë ka fillur gjuajtja me pushkë mitrolozë drejtë në tubin e të burgosurve në masën që ishin mbledhur të burgosurit. Nga muri i djathtë kanë gjuajtur me granata dhe pushkë të ndryshme minahedhësa, tromblona, zolla dhe nga muri pjesës së majtë, dhe aty janë vrarë mbi 90 vetë”, tregon ai.

Tutje, mes emocionesh ish-i burgosuri thotë se ajo ishte një masakër dhe se nuk shihej asgjë përpos “gaz, tym, gjak, bërtima, dhembje, ndjenja e ikje të njerëzve duke vrapu kush mundte nga mundte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat