Stafi mbështetës paralajmërojnë protestë, mbështetet nga Sindikata e Infermierëve

Aktuale

Stafi mbështetës paralajmërojnë protestë, mbështetet nga Sindikata e Infermierëve

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Sindikata e Infermierëve të Kosovës dështimin në ekzekutim të pagave tash e pothuajse 3 muaj për stafin mbështetës pranuar nga MSH, si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19, e konsideron të paarsyeshme dhe qasje neglizhuese në raport me këta profesionist.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se me kohë ka kërkuar nga institucionet, qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

“Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesën e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror.

Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat