Një nga vdekjet e mistershme, heroi Jashar Salihu! / A u helmua në Tiranë, pas kërcënimve nga Pronto!?

Aktuale

Një nga vdekjet e mistershme, heroi Jashar Salihu! / A u helmua në Tiranë, pas kërcënimve nga Pronto!?

Nga: Idriz Morina Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:21
Jashar Salihu, viktimë e një komploti apo vdekje e natyrshme

Një jetë e një patrioti shkoi. Konsiderohej nga e majta si një hero, në organizimin para luftës, dhe për ndershmërinë në mbledhjen e fondeve të luftës.
Por, fondet dhe ndershmëria për to, dyshohet se u bë kobi i tij. Fati i tij, sillet rreth fondit të pazbardhur kurrë, ku shqiptarët besohet se derdhën qindra miliona marka e franga, dollarë etj.

Dyshimet për mënyrën e vdekjes

Ai iku nga kjo botë pa marrë përgjigje për asnjë nga çështjet që parashtroi.

Dyshimet më serioze për mënyrën e largimit nga kjo jetë të Jashar Salihut, i ka ngritur Murat Jashari, nëpërmjet letrave të tij publike, veçanërisht në atë drejtuar Xhavit Halitit.

Murat Jashari, madje krijon një ide për pistë hetimi. Sipas tij, Jashar Salihu u bë i padëshirueshëm për grupin, kur kërkoi, që të bëhet bilanci i fondit “Vendlindja thërret”, të hyrave dhe të dalurave për shpenzime të luftës. As Jashari dhe as shqiptarët kurrë nuk morën vesh asnjë bilancë për këtë fond.

“237. A është e vërtetë se 99% e parave të Fondit “Vendlindja Thërret“ janë vjedhur nga ju?

291. Pas luftës a erdhi i ndjeri Jashar Salihu, kryetar i “Fondit Vendlindja Thërret“ në Tiranë?

292. Jashar Salihu a kërkoi të bënte bilancin e Fondit, apo jo?

293. Si u përgjigjen Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi?”, pyet në mënyrë retorike, dhe duke dhënë përgjigje njëkohësisht me to.

Image
Murat Jashari pyetje për Xhavit Halitin

Më pas po nëpërmjet pyetjeve Jashari, tregonte se Jashar Salihut ia kishin kërcënuar familjen, dhe madje ia kishin kërkuar që t’ua dërgonte 9 milionë frangat e fundit, që nuk i kishin marrë gjatë luftës nga “Vendlindja thërret”. Por, si përfundim i të gjitha mosmarrëveshjeve të grupit me Jashar Salihun, sipas Murat Jasharit, mbyllen me helmimin e Jasharit.

“294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?

295. A kërkuan paret e fundit, 9 milionë franga të Zvicrës?

296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?”, shkruante Murat Jashari.

Më tej ai vazhdonte me dëshmimin apo edhe me vënien në dyshim të integritetit dhe besueshmërisë së grupit – Shtabit, të Rognerit.

“317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinajt?

329. Xhavit Halit, Azem Sylë, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 1997-98, si në Zvicër ashtu edhe me këlyshët tuj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?

330. A keni shkuar tek arkëtari i Lëvizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?

337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, koordinatori kryesor i UÇK-së dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK-së është spiun i serbëve, apo, jo?

338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, a është kështu?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr. 61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇK-së, më 31 Tetor 1998?”, pyeste ndër të tjera Murat Jashari, Xhavit Halitit.

“Të pyeta rreth parave të dërguara nga i ndjeri Jashar Salihu”

Në një përgjigje për Xhavit Halilin, rreth informacioneve të kërcënimeve, Yll Selaj, një aktivist, në vitin 2018, ia kujton se si nuk kishte marrë përgjigje, se si ndodhi që në luftë, paratë që dërgoheshin nga perëndimi nga Jashar Salihu, nuk po përdoreshin për luftë.

“Unë, Yll Selaj nuk kam parti, nuk kam organizatë pas meje, nuk kam asnjë shtet pas meje, sikur ju që keni. Unë nuk i bëra të mëdha kërcënimet, tentimet e juaja.

Por, nëse mbaj mend, unë nuk të kam kërcënuar. Debatin e fundit që kemi pasur të dytë ishte në Rambuje II, në hotelin Sofitel afër Champs Elysees në Paris, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes. Të pyeta rreth parave të dërguara nga i ndjeri Jashar Salihu. Problemi ishte se nuk u përdoren për luftë, shokët ankoheshin se armatimi po bllokohet nga ju në Tiranë”, shkruante Selaj, një një letër të gjatë polemizuese me Xhavit Halitin.

Ibrahim Kelmendi ka shkruar në Facebook sërish në lidhje me një situatë, në të cilën, pas një bisede dramatike, plaku i urtë, ishte detyruar të qante. Në këtë rast të këësaj vuajtje të plakut, protagonist rezulton të ishte Hashim Thaçi.

Sipas kujtimeve që sjellë në një shkrim të gjatë polemizues me Bardhyl Mahmutin, Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i LPK-së, e tregon mbase pa dashtas detajin për Salihajn. Ishin përpjekjet për krijimin, siç i referohet ai, të një ‘partie të luftës’ (edhe pse tashmë ishim në paqe).

“Hashim Thaçi i vendosur në vilën e ortakut të Arkanit” trysni dhe kërcënime ndaj Salihut

Ai flet për një Kuvend, të shtatin e partisë së ilegalitetit, LPK-së, të mbajtur në Prizren pas luftës, kur sipas tij, në atë kuvend që do të ishte i fundit i LPK-së, ishte vendosur zhbërja e atij organizimi. Në atë rast ishte zgjedhur një grup për përgatitje të themelimit të një partie politike. “Për shkak të rrethanave të reja pas çlirimit të Kosovës. Kryetari i atij Grupi qe zgjedh pukjani Bedri Z. Islami, anëtar Jashar Salihu, Bardhyl Mahmuti dhe të tjerë. Ai grup ka përgatitur mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë politike, dhe jo riorganizimin e LPK-së në atë parti që po formohej”, shkruan Kelmendi.

Kelmendi thotë se shkonte ta takonte Hashim Thaçin, për qëllime ‘survejimi’, të Thaçit, që konsiderohej “kryeministër” i QPK-së, ndërsa edhe vetë Thaçi po e luante të njëjtën lojë, duke e konsideruar si pjesë të ‘kabinetit të qeverisë’ së tij.

Image
Ibrahim Kelmendi: Hashim e pat kërcënuar brutalisht Jasharin

 

“Meqë “kryeministria” e Hashimi ishte vendos në një vilë të një ortaku të Arkanit në Prishtinë (ku edhe vet Arkani duhet të ketë bërë orgji seksuale me viktima shqiptare), aty kthehesha herë pas here për t’i survejuar komplotet e “kryeministrit”, i cili taktizonte ndaj meje, sikur më kishte anëtar kabineti (por edhe unë luaja ko... me të)”, rrëfen Kelmendi.

Në një prej këtyre ‘vizitave’, sa ky ndodhej tek Hashim Thaçi, kishin shkuar atje me ftesë të Thaçit, edhe dy anëtarët e Grupit të themelimit të partisë së re, Bedri Selmani, kryetar, dhe Jashar Salihu, anëtar.

“Në një mbrëmje aty erdhën Bedri Islami dhe Jashar Salihu, sepse i kishte thirr në “konsultë” Hashimi. Isha në tavolinë me ta. Erdhi Hashimi dhe pasi përshëndeti, më luti: “Shefo, të lutëm, na le vetëm, pak minuta se kam një bisedë me këta dy?” Ndërrova tavolinën, por distanca fizike nuk qe më e madhe se 2 metra. Shpejt e vërejta, Hashimi i kishte thirr Bedriun e Jasharin për t’i kërcënuar që të mos themelonin parti të “krahut të luftës”, meqë atë parti do ta themelonte “Drejtoria politike” e UÇK-së. Tashmë UÇK-ja ishte shpërnda me “marrëveshje” të Komandantit të KFOR-it, Anglezit Jackson, më 25 qershor 1999. Fatkeqësisht ‘Gjarpni”, Hashim me atë rast, e aty, e pat kërcënuar brutalisht Jasharin, të cilin e kam pa duke i rrjedh lotët...”, dëshmon Kelmendi.

Jashar Salihu (10 shkurt 1953 - 16 dhjetor 2000) ishte nga fshati Batushë. Shkollën fillore e kishte mbaruar në fshatin Molliq, të mesën në Gjakovë, ndërsa Fakultetin Filozofik – gjuhë angleze, e mbaroi në Prishtinë. Ka vdekur në spitalin kantonal të Aaraut në Zvicër, pas një helmimi të dyshuar.

Jashari qe nderuar për së vdekuri me urdhrin “Heroi i Kosovës” nga presidentja Atifete Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat