Djali i gjeneralit Ramadan Qehaja, bëhet ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Aktuale

Djali i gjeneralit Ramadan Qehaja, bëhet ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut

Nga: N. Sh. Më: 25 maj 2022 Në ora: 15:15
Ramadan Qehaja

Djali i gjeneralit Ramadan Qehaja, Floriani është bërë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Kështu ka njoftuar vet gjenerali përmes një postimi në facebook, ku edhe ka publikuar disa fotografi.

Dr, Florian Qehaja është dekretuar dhe nga sot mori detyrë e re.

“Me rastin e dekretimit Ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pranimit të detyrës së ambasadorit, të djalit tonë Dr.Florian Qehaja, ne prindërit përzemërsisht e urojmë me dëshirë që të ketë shëndet dhe suksese në detyrën e besuar”, shkruan gjenerali Ramadan Qehaja.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat