Keqpërdori paratë e promovimit të liberalizimit të vizave për qëllime elektorale/ Kjo është pasuria e ish-ministres Dhurata Hoxha

Aktuale

Keqpërdori paratë e promovimit të liberalizimit të vizave për qëllime elektorale/ Kjo është pasuria e ish-ministres Dhurata Hoxha

Nga: A.M. Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:14
Dhurata Hoxha

Janë bërë më shumë se dy vite, që nga koha kur Gjykata Themelore në Prishtinë e konfirmoi aktakuzën për korrupsion ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, është akuzuar se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, javë më parë janë zbuluar një seri mashtrimesh të ish-ministres duke vënë në pah keqpërdorime të vazhdueshme.

Mbi 140 mijë euro të buxhetit të shtetit, të cilat ishin destinuar për informimin e drejtë të qytetarëve rreth liberalizimit të vizave përfunduan duke promovuar fushatën elektorale të ish-ministres Dhurata Hoxha për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Mirëpo, kthehmi në kohë, kur gjatë po këtij viti (2019), ish-ministrja, Dhurata Hoxha deklaroi pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), shkruan "Bota sot".

Ish-ministrja, fillimisht njoftoi se ka dy shtëpi në vlerë prej 400 mijë euro, ku njëra prej tyre është e bashkëshortit, ndërsa tjetrën e ka të përbashkët.

Krahas, kësaj ajo ka deklaruar se ka të hyrja vjetore vetëm nga paga e ministres, derisa tha se ka para të gatshme në vlerë prej 11 mijë euro.

Ndërsa, Hoxha bëri të ditur se ka një veturë në vlerë të 12 mijë eurove, të cilën e ka të përbashkët, me bashkëshortin e saj.

Të dhënat e publikuara në AKK:

Image
Të dhënat e publikuara në AKK
Image
Të dhënat e publikuara në AKK
Image
Të dhënat e publikuara në AKK
Image
Të dhënat e publikuara në AKK
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat