Lajm i mirë, këto komuna përfituan rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL

Aktuale

Lajm i mirë, këto komuna përfituan rreth 1 milion euro për projekte infrastrukturore për komunitete nga MAPL

Nga: A.M. Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:16
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me 20 Komunat përfituese në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete në Komunat e Republikës së Kosovës.

MAPL do të mbështes 28 projekte në 20 Komuna në vlerë prej 1 milion euro, thuhet në njoftimin e ministrisë, përcjell "Bota sot".

Komunat përfituese nga programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete janë: Prizreni, Lipjani, Rahoveci, Shtimja, Gjilani, Mamusha, Istogu, Kamenica, Hani i Elezit, Mitrovica e Jugut, Gjakova, Obiliqi, Suhareka, Ferizaj, Klina, Skenderaj, Novobërda, Peja, Deçani dhe Kllokoti.

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat për projekte infrastrukturore edhe në të ardhmen me qëllim që këto projekte të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat