Kurti tash e disa javë jashtë Kosovës, Çitaku e quan të paprecedentë dhe tërësisht të papërgjegjshme

Aktuale

Kurti tash e disa javë jashtë Kosovës, Çitaku e quan të paprecedentë dhe tërësisht të papërgjegjshme

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:31
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është e paprecedent që kryeministri Kurti tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës.

Çitaku në një postim në Facebook, ka shkruar se vizita e tij e fundit në SHBA ishte studimore.

“E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, më tej ka shtuar se në Kosovë inflacioni ka kaluar 11% e bordi i AKP-së ka shpallur valën e re të privatizimit.

“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar Çitaku

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat