Dollenberg: Personat e pa vaksinuar kundër lisë, më të rrezikuarit nga lija e majmunit

Aktuale

Dollenberg: Personat e pa vaksinuar kundër lisë, më të rrezikuarit nga lija e majmunit

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:23
Aurora Dollenberg

Kategoria më e rrezikuar nga lija e majmunëve janë personat që nuk e kanë marrë vaksinën e detyrueshme kundër lisë. Deklaroi kështu, Aurora Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani.

Dollenberg përmes një lidhjeje direkte në emisionin “Ditari”, tregoi se në Evropë 90 përqind e personave tashmë janë të vaksinuar kundër lisë.

Mirëpo, theksoi se në Kosovë nuk ka ndonjë shifër të saktë sa vaksinime janë bërë deri tani, teksa sugjeroi që mënyra më e duhur për t’u mbrojtur nga kjo lijë, pa dyshim që është vaksinimi i menjëhershëm.

“Janë veçanërisht ata persona që nuk e kanë marrë vaksinën e detyrueshme të lisë në total, ata janë kategoria më e rrezikuar. Janë rreth 90 përqind të popullatës që e kanë marrë  vaksinën kundër lisë në Evropë, mirëpo nuk i dimë shifrat konkrete se sa mund të jenë në Kosovë, sa e kanë marrë vaksinën e sa jo. Por, pikërisht ajo kategori që nuk e ka marrë vaksinën kundër lisë, ata janë të parët të cilët duhet të shkojnë te mjeku tashmë dhe të marrin një vaksinë të tillë, në mënyrë që të jenë të mbrojtur ndaj lisë së majmunit”, tha ajo për Tëvë1.

Rastet e lisë së majmunëve janë identifikuar në vendet europiane dhe amerikane, duke u dhënë autoriteteve shëndetësore një arsye tjetër për t’u shqetësuar në mes të pandemisë Covid-19.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i lehtë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat