Muja: S’ka më privatizime të tokave me 1 ose 2 euro për hektar

Aktuale

Muja: S’ka më privatizime të tokave me 1 ose 2 euro për hektar

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:34
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se nuk ka më privatizim të tokave bujqësore apo të aseteve strategjike me një apo dy euro për një hektar.

Ai tha se një proces i tillë siç ka ndodhur kohë më parë në Kosovë, ka marrë fund.

“Qeveria ka pasur vendim për ndaljen, ose shitjen e tokave bujqësore ose privatizimit. Është ndaluar ky proces dhe nuk vazhdon më. Kemi përzgjedhur asetet strategjike, tokat bujqësore, i kemi tërhequr nga procesi i privatizimit. Nga dy mijë asete, 90 për qind prej tyre janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Do të kalojë në Fondin Sovran. 10 për qind të aseteve, do t’i nënshtrohet procesit”, tha ai.

Ligjvënësi i pushtetit u shpreh se të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Të njëjtat, sipas tij do të kalojnë në Fondin Sovran.

“Nuk kemi më privatizim, siç jemi mësuar në Kosovë me pa. Nuk ka më privatizim të tokave bujqësore me 1 apo 2 euro hektari. Ka marrë fund ajo. Të gjitha ndërmarrjet strategjike janë tërhequr nga procesi i privatizimit. Parashihet të kalojnë në Fondin Sovran”, theksoi Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat