Kryetari i Shtimes thotë se ka larguar nga puna punëtorë që janë punësuar për arsye elektorale

Aktuale

Kryetari i Shtimes thotë se ka larguar nga puna punëtorë që janë punësuar për arsye elektorale

Më: 27 maj 2022 Në ora: 00:43
Qemajl Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sonte foli për sfidat e qeverisjes në këtë komunë.

Ai e akuzoi Partinë Demokratike të Kosovës se ka realizuar punësime për arsye elektorale.

“Ka qenë një kontratë përmes “Karitasit”, që janë punësuar kryesisht për efekt elektoral. Përmes kësaj kontrate kanë qenë të punësuar rreth 44 persona. Kjo është kontratë që lidhet mes Komunës dhe Karitasit ku përmes fondit mallra dhe shërbime blihet një shërbim dhe në këtë rast është përkthyer në punëtor. Ne i kemi analizuar punësimet dhe ato që janë bërë për arsye elektorale i kemi reduktuar sepse kjo e rëndon buxhetin e Komunës dhe i kemi lënë vetëm punëtorët pa të cilët funksionimi  i sistemit çalon dhe po mundohemi edhe ato vende që janë në kuadër të kësaj kantate t’i zëvendësojmë me konkurse të mirëfillta sipas ligjit të punësimit”, tha Aliu në emisionin “Info Nata”.

Përndryshe që nga paslufta Komuna e Shtimes është udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa që nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021 ky qytet udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat