Hekuran Murati iu drejtohet qytetarëve: Keni ble telefon të ri me pare të Trustit

Aktuale

Hekuran Murati iu drejtohet qytetarëve: Keni ble telefon të ri me pare të Trustit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 00:50
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se është argumentuar shumë herë se pse s’duhet lejuar tërheqja e parave nga Trusti Pensional i Kosovës.

Ai kishte edhe kritika për tërheqjen e Trustit që u mundësua nga Qeveria Hoti, pasi sipas tij në vend që paratë të investoheshin, Qeveria Kurti duhet të paguaj borxhet në Trust, shkruan Insajderi

Gjithashtu, sipas Muratit paratë e Trustit janë tërhek për të blerë telefona të ri.

“Për pare që i keni tërheq herën e kalune, në vend që me u investu ato pare, tash duhet qeveria me la borxhin në Trust. Për dikënd që ka tërheq pare të Trustit, heren e parë, për me ble telefon të ri”, ka thënë Murati.

Ai tha se edhe më 2020 pra ka qenë kundër tërheqjes së parave nga Trusti dhe për këtë ka dhënë arsye.

“Nëse lejohet tërheqja një herë shkakton precedent të rrezikshëm që pastaj secili matrapaz politikan mundet me u çu e me kërku e me premtu madje edhe në fushatë zgjedhore, me thënë se kemi me leju 30 për qind e 50 për qind e shumave të tjera, edhe kësisoj shkatërrohet institucioni”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat