Aliu i VV-së kritikon PDK-në për “punësime partiake”: Menjëherë ua largova 44 persona nga puna

Aktuale

Aliu i VV-së kritikon PDK-në për “punësime partiake”: Menjëherë ua largova 44 persona nga puna

Më: 27 maj 2022 Në ora: 15:18
Qemajl Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka folur për qeverisjen disa mujore të tij me këtë komunë.

Aliu përveç që foli për siç tha ai: sukseset e këtyre muajve, hodhi kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës – parti e cila kishte qeverisur për disa mandate me Komunën e Shtimes.

Me theks të veçantë, Aliu përmendi punësimet që sipas tij, janë bërë në baza partiake – gjë për të cilën thotë se ka arritur ta çlirojë Shtimen nga kjo dukuri.

“Ka qenë një kontratë përmes “Karitasit”, që janë punësuar kryesisht për efekt elektoral. Përmes kësaj kontrate kanë qenë të punësuar rreth 44 persona. Kjo është kontratë që lidhet mes Komunës dhe Karitasit ku përmes fondit mallra dhe shërbime blihet një shërbim dhe në këtë rast është përkthyer në punëtor. Ne i kemi analizuar punësimet dhe ato që janë bërë për arsye elektorale i kemi reduktuar sepse kjo e rëndon buxhetin e Komunës dhe i kemi lënë vetëm punëtorët pa të cilët funksionimi i sistemit çalon dhe po mundohemi edhe ato vende që janë në kuadër të kësaj kantate t’i zëvendësojmë me konkurse të mirëfillta sipas ligjit të punësimit”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat