Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Aktuale

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:18
Pamje nga takimi

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Në takim me ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, duke përfshirë koordinimin në politikën e jashtme.

Presidentja ka falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat