Specializanti, Musliu: Gjëja më e shëmtuar është me i pa mantelbardhët në rrugë, vendi ynë është në spital

Aktuale

Specializanti, Musliu: Gjëja më e shëmtuar është me i pa mantelbardhët në rrugë, vendi ynë është në spital

Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:02
Ilustrim

Dion Musliu, specializant i Klinikës së Ortopedisë njëherit edhe anëtar i Këshillit të Specializantëve ka folur për pakënaqësitë e tyre sa i përket çështjes së pagesave.

Musliu ka thënë se gjëja më e shëmtuar është t’i shohësh mantelbardhët në rrugë duke protestuar.

Sipas tij, për mjekët nuk është interesant që të dalin në rrugë sepse nuk janë politikanë, por duan të edukohen e të shkojnë në kurse ndërkombëtare.

“Gjëja më e shëmtuar është me i pa mantelbardhët në rrugë. Ne nuk e kemi vendin në rrugë, ne e kemi vendin në spital aty duam të rrimë. Duam të jemi afër pacientit kjo na intereson neve, nuk është interesant për neve me dalë në rrugë, nuk jemi politikan. Po duam të edukohemi dhe të shkojmë në konferenca ndërkombëtare në kurse ndërkombëtare. Po duam shërbimet të cilat ministria i paguan jashtë vendit po duam që me i ofru këtu”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Musliu thotë se janë të aftë në aspektin intelektual, por nuk kanë përkrahje nga askush.

“Kapacitetet tona janë shumë të mëdha në aspektin intelektual. Gjermania e tregon më së miri. Tani kanë filluar të shkojnë edhe në Zvicër. Ne jemi shumë të aftë në aspektin intelektual por thjesht nuk kemi përkrahje nga askush”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat