Fillon gjykimi ndaj Salih Mustafës/ Kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë dëgjohet në seancë private

Aktuale

Fillon gjykimi ndaj Salih Mustafës/ Kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë dëgjohet në seancë private

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:52 Përditësuar në ora: 16:36 më 01.06.2022
Salih Mustafa

​Salih Mustafa do të vizitohet nga familja e tij javën e ardhshme

Ka përfunduar seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë ku është dëgjuar kundër-dëshmia e një dëshmitari të prokurorisë.

Gjatë gjithë dëshmisë së tij seanca ka vijuar private me vendim të kryetares së trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia.

Në këtë seancë gjithashtu u bë e ditur se familja e Salih Mustafës do ta vizitojë atë gjatë javës së ardhshme.

Pas përfundimit të pyetjeve për dëshmitarin e mbrojtur në seancë të mbyllur, avokati i Salih Mustafës, Julius Von Bone ka bërë të ditur se Mustafa pritet të vizitohet nga familja e tij javën e ardhshme.

Ai ka thënë se për këtë arsye, Mustafa nuk mund të marrë pjesë në seanca nëse të njëjtat zhvillohen në ditët kur familja e tij qëndron në Hagë.

Von Bone: Familja e Salih Mustafës do të qëndrojë në Hagë javën e ardhshme

“A do të ketë seancë apo konferencë mbi ecurinë e çështjes më 8 apo 9 qershor, Mustafa nuk mund të jetë i pranishëm sepse i vjen familja dhe është e vetmja mundësi për t’u takuar me familjen. Është e vështirë për familjen të vijë kurdo herë andaj është e rëndësishme. Ata vinë nga data 6 dhe do të rrinë deri të dielën”, ka thënë Von Bone.

Lidhur me këtë, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka thënë se për orarin e seancave do të ketë njoftim nga gjykata.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruara i pafajshëm para trupit gjykues.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

​Gjykimi ndaj Mustafës, kundër-dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë dëgjohet në seancë private

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Me kërkesë të ZPS-së dhe aprovim të trupit gjykues, dëshmitari i mbrojtur po dëgjohet tërësisht në seancë private.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia ka dhënë urdhër që dëshmitari të dëgjohet në seancë private, për çka ka përmendur paragrafin 3 të rregullës 20 ku parashikohet mundësia që të mbahen edhe seanca të mbyllura, për shkak të mbrojtjes psikologjike të dëshmitarit dhe interesit të drejtësisë.

Foglia: Dëshmitari dëgjohet në seancë private

Mbështetur në informacionin që iu dha trupit gjykues nga Zyra për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë se dëshmitari ta jep dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për ta marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, ka thënë ajo.

Pas urdhrit të lëshuar nga kryetarja e trupit gjykues, seanca ka vijuar private.

Kundër-dëshmia e këtij dëshmitari të ZPS-së vjen pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe ana e prokurorisë dhe nga mbrojtja e Mustafës.

Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara. Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar.

Fillon gjykimi i Salih Mustafës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka filluar të dëgjohet kundër-dëshmia e një dëshmitari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

Me kërkesë të ZPS-së dhe aprovim të trupit gjykues.

Dëshmitari i mbrojtur po dëgjohet tërësisht në seancë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat