Nis kuvendi zgjedhor i AAK-së, Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar

Aktuale

Nis kuvendi zgjedhor i AAK-së, Haradinaj i vetmi kandidat për kryetar

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 10:49
AAK

Ka nisur kuvendi zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Kandidati i vetëm për të parin e AAK-së është themeluesi dhe kryetari i vetëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka.

“Deri më tani, vetëm një kandidat ka paraqitur me shkrim kandidaturën, Ramush Haradinaj. Nuk kam asnjë informacion për ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur Blaka.

Kujtojmë se në këtë kuvend pritet të zgjedhet edhe kryesia e re e AAK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat