E dhimbshme: Publikohet emri dhe fotoja e të riut nga Podujeva që vdiq nga goditja e lisit në Prishtinë

Aktuale

E dhimbshme: Publikohet emri dhe fotoja e të riut nga Podujeva që vdiq nga goditja e lisit në Prishtinë

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 18:37
Erdin Haxhiu

Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë.

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.

30 vjeçari i cili vdiq sot në Prishtinë, pasi e zuri lisi është Erdin Haxhiu – Blakçori, nga Podujeva, njofton Llapi.info.

Kujtojmë se një person rreth moshës 30 vjeçare ka humbur jetën në Prishtinë për shkak se është zënë nga lisi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Po është konstatuar vdekja e tij”, tha shkurt ai.

Ky ishte njoftim i paraprak:

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat