Protesta e veteranëve/ Fatmir Humolli reagon ashpër: Veterani nuk është lakmues, ai...

Aktuale

Protesta e veteranëve/ Fatmir Humolli reagon ashpër: Veterani nuk është lakmues, ai...

Nga: A.SH Më: 6 qershor 2022 Në ora: 19:52
Fatmir Humolli

Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli ka reaguar në lidhje me protestën e veteranëve që e mbajtën sot para Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se vetrantët duhet të respektohet si vlerë, jo si individ.

“Duke respektuar këtë kategori ne krijojmë dhe mirëmbajmë kulturën e “dhënies” për vendin, e jo të “marrjes”. Për të mirën e shoqërisë sonë, për rininë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi në facebook:

Më shumë ka nevojë shteti t’i respektoj veteranët, se sa veteranët të respektohen nga shteti.

Veterani duhet të respektohet si vlerë, jo si individ. Duke respektuar këtë kategori ne krijojmë dhe mirëmbajmë kulturën e “dhënies” për vendin, e jo të “marrjes”. Për të mirën e shoqërisë sonë, për rininë tonë.

Veterani nuk është lakmues, ai është i gatshëm të jap gjithçka andaj nuk kërkon atë që shteti smund t’ia jap.

Deri më sot, shteti ynë nuk i ka ofruar mundësi punësimi veteranit, e ka pasivizuar atë, duke e lënë në cep të mbijetesës me një pension minimal. Duke i pamundësuar pensionin minimal, shteti i pamundëson mbijetesën, e ne duhet të synojmë shumë më shumë se sa mbijetesa për qytetarët tanë më të dëshmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat