Ky është 23-vjeçari që vdiq në aksidentin në Pejë

Aktuale

Ky është 23-vjeçari që vdiq në aksidentin në Pejë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:33
Albin Thaqi

Mbrëmë në Qyshk të Pejës ndodhi një ngjarje e rëndë, në të cilën si pasojë e një aksidenti të trafikut, humbi jetën një 23 vjeçar.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Albin Thaqi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë së Kosovës,  ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë erdhi deri te aksidenti.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”, ka bërë të ditur Policia.

Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat