Humolli paralajmëron largimin nga Vetëvendosje: Ky ministër duhet të shkojë në shtëpi

Aktuale

Humolli paralajmëron largimin nga Vetëvendosje: Ky ministër duhet të shkojë në shtëpi

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:58
Fatmir Humolli dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka thënë se nuk e përjashton mundësinë e dorëheqjes nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Humolli tha se kjo mund të ndodhë nëse Vetëvendosje nuk punon në të mirën e qytetarëve.

Ai në Tëvë 1 foli edhe për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për të cilin tha se ka hyrë në konflikt me të gjitha sindikatat dhe se nëse nuk ndryshon qasje, duhet të shkojë në shtëpi.

“Unë nuk kam hyrë në Kuvend për Vetëvendosjen, por për misionin e saj, për ta kthyer besimin në vendin tonë. Nëse punohet kundër perspektivës, vazhdon t’i atakojë të gjitha kategoritë, siç është duke i atakuar sidomos ministri aktual, që me të gjitha sindikatat hyn në konflikt edhe në Kuvend pa nevojë, atëherë ose duhet ky ministër të shkojë në shtëpi ose unë nuk mund të qëndroj gjatë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes. Nëse këta devijojnë prej rrugës, nuk mund të shkoj në rrugë të gabuar”, tha ai.

Fatmir Humolli është ndër deputetët, i cili nuk e ka votuar Projektligjin për pagën minimale.

Në këtë projektligj nuk janë përfshirë veteranët e luftës, çka ka bërë që gjatë së hënës ata të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat