​Lista e dëshmitarëve edhe me të vdekur/ Përplasen Muja e Zemaj: Je ka fulliratesh, po boni filma!

Aktuale

​Lista e dëshmitarëve edhe me të vdekur/ Përplasen Muja e Zemaj: Je ka fulliratesh, po boni filma!

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Me përplasje mes opozitës dhe pozitës, është përcjell mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për dyshimet rreth keqpërdorimit të energjisë elektrike nga viti 2006-2022, i themeluar nga Qeveria e Kosovës, e si rrjedhojë nuk është votuar lista me emra të dëshmitarëve që do të thirren për intervistim. 

Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë këtë të premte, nuk ka votuar në parim listën e plotë të emrave si dëshmitarë të cilët do të ftohen në komision për intervistim e që janë rreth 275 persona, deri më tani në cilësinë e dëshmitarëve në listën e përpiluar nga administrata e Kuvendi të Kosovës. 

Në fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit hetimor nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa e ka kundërshtuar propozimin e nënkryetarit të komisionit, Armend Muja që të ftohen të gjithë bartësit institucional që nga viti 2006 deri më 2022, si dëshmitarë, përfshirë edhe ata që janë në procese gjyqësore siç është Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Vesili, dhe të vdekurit ku është përmendur ish-kryetari i Kuvendit, Kolë Berisha. 

Beqaj: Nuk mund të ftohen në komision personat që kanë vdekur dhe ata që janë në Gjykatën Speciale

“Krejt emrat që i lexoj Muja në materiale përveç unë si kryesues i komisionit një formë në koordinim që nuk e ngriti zërin, Muja ndoshta edhe nuk ka qenë i koncentruar, unë thash që Berishaj nuk mund ta ftojmë se ka vdekur Kolë Berisha, edhe nuk mund ta ftojmë Veselin, as Krasniqin, Thaçin për arsyeje që janë në procese gjyqësore të Hagës janë duke e mbrojtur lirinë e Kosovës atje dhe nuk kanë të bëjnë me këtë proces që jemi ne, ne edhe me dashtë me i ftuar, nuk mundemi me realizuar një gjë të tillë, nëse keni aftësi ju me zgjidh këtë problem bën këtë problem ju, ne e kemi listën përveç këta emra krejt, çka i tha këta emra Muja i kemi përparë, asnjë emër nuk është i larguar” ka deklaruar Beqaj. 

Armend Muja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar kryetarit të komisionit, Hajdar Beqa se këta emra mund të largohen nga lista e dëshmitarëve duke e dërguar edhe një letër në Këshillin Gjyqësor. 

Muja: Kërkojë që kjo listë të hedhet në votim

“Ne i kemi propozuar kryetarit që t’iu drejtohet Këshillit Gjyqësor në ato raste ku ka një vendim gjykate të formës së prerë ose ka një proces hetimor, kryetari, kryesusi t’i drejtohet me një letër Këshillit Gjyqësor që pastaj të fillojnë me i heq emrat, mirëpo kjo është listë parimore ne mbetëm që në mbledhjen e radhës të filtrohen emrat që dikush ka ndonjë arsyeje objektive që të mos jenë dhe siç duket në disa raste ka, mirëpo kjo është lista që ka ardhur nga administrata e kuvendit, unë kërkoj që të hedhet në votim” ka thënë Muja.

Për largimin e disa emrave nga lista është pajtuar Armend Zemaj, ndërsa Armend Muja ka kërkuar që vetëm emrat e të vdekurve të largohen dhe jo të tjerët, deri sa debati është tensionuar mes tyre. 

Muja: Do ta dërgojmë këtë çështje deri në fund

“Ke me u marrë me këtë çështje pate kohë, spate kohë, ne kemi me u merr me këtë çështje unë kam kohë".

Zemaj: Je ka fulliratesh kështu në gjuhën popullore, po boni filma. 

Ai akuzoi VV-në se nuk po krye punën ashtu siç duhet, duke thënë se thirrja e Kolë Berishës në këtë komision, është e papranueshme.

Zemaj: VV’së ua kemi dhënë besimin për këtë komision, nuk po e bëni punën ashtu siç kërkohet 

“U kam dhënë këtë besim që ju me pru një listë të harmonizuar në kuptimin efektiv të marrjes dhe nxjerrjes së informacioneve për të nxjerrë të vërtetën në krejt atë çka ka ndodhë në sektorin e energjisë, ju komplet të kundërtën po e bëni dhe po e thoni në kuptimin edhe figurativ por edhe në kuptimin subjektiv edhe te emrat e përveshëm, edhe institucionet të cilat fare nuk kanë të bëjnë në kuptimin e asaj se cila mundë të jetë rrjedhja e marrjes së informacioneve të kryetarët e parlamenteve me thirr sot Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit të Kosovës ose me thirr kryetarin qysh e thatë Kolë Berishën kjo është banale se nuk ka lidhje me atë që po pretendojmë me nxjerrë informacion të caktuar” ka shtuar Zemaj. 

Time Kadrijaj nga AAK ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta bllokon procesin e hetimit të dyshimeve për krizën energjetike. 

Kadrijaj: S’di pse po mundohen me blloku këtë proces

“Ne kemi qenë këta të komisionit që kemi vendosur me ardhe bartësit, prapë ne jemi këta që mundemi me votu edhe po kërkojmë me u heq ata për shkak se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi janë në procesin e Hagës dhe e kanë të pamundshëm me ardhe këtu me këta ju po doni me stopu punën e këtij komisionit, atë që po thirreni në një proces vebal që e lexuat pesë herë, dhjetë herë po e kuptojmë ne po propozojmë, ne mundemi me votu pa votat e juve, edhe me kry këtë punë por për hirë të konsensusit s’di pse po mundohen me blloku këtë proces” ka deklaruar Kadrijaj. 

Kryetari i komisionit hetimor ka kërkuar që të premten e ardhshme të mbahet edhe një mbledhje për të votuar listën me emrat e dëshmitarëve që do të thirren për intervistë me mundësin që të shtohen edhe emra të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat