​Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi bën thirrje që të respektohet sundimi i ligjit në Deçan

Aktuale

​Shoqëria civile në Kosovë dhe Serbi bën thirrje që të respektohet sundimi i ligjit në Deçan

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 12:10

18 organizata joqeveritare dhe aktivistë nga Kosova dhe Serbia kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për media ku kanë kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokave të Manastirit të Deçanit.

Të njëjtin thonë se të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen.

“Ne, të nënshkruarit, jemi të shqetësuar për pasojat negative të vazhdueshme të deklaratës së fundit të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili është zotuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit nuk do të zbatohet kurrë. Të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duhet të respektohen. Kushtetuta ofron garanci të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës, por garancitë e tilla kanë kuptim vetëm nëse vendimet e gjykatave zbatohen nga subjektet fizike dhe juridike në mbarë Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Këto organizata thoonë se moszbatimi i aktgjykimeve ligjore çon vetëm në ndjenjë pasigurie për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shërben vetëm si dëmtues i besimit në sundimin e ligjit në Kosovë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që mbajnë poste zyrtare publike që të përmbahen nga dhënia e deklaratave që shërbejnë vetëm për dëmtimin e besimit në sundimin e ligjit”, përfundon deklarata.

Nënshkruesit e kësaj deklarate janë: Aktiv, Civic initiatives (Gradjanske inicijative), Center for Peace and Tolerance, Democracy + (D+), Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC), Gorazdevac Media Group, Jelena Lončar, Akademike, Universiteti i Beogradit, Kosovo Laë Institute, Neë Social Initiative (NSI), NGO Be Active 16, Preshevë, Qendra mediale, Çagllavicë, The Future, Bujanoc, Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE), Vjollca Krasniqi, Akademike, Universiteti i Prishtinës, YIHR Serbi, YIHR Kosovë, YUCOM dhe Valon Arifi, aktivist qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat