LDK sot dorëzon rezolutën në Kuvend për reduktim të akcizës për derivate dhe TVSH-së për në produkte esenciale

Aktuale

LDK sot dorëzon rezolutën në Kuvend për reduktim të akcizës për derivate dhe TVSH-së për në produkte esenciale

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën do të dorëzojë kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktim të akcizës në derivate dhe të TVSH-së në produkte esenciale.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai ka kujtuar që sot janë bërë 100 ditë kur një propozim të tillë ia kishin bërë Qeverisë.

Kreu i LDK-së ka thënë se inflacioni ka arritur në 13 për qind.

Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!. Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat