Haxhi Avdyli lavdëron Kurtin, Osmanin e Gërvallën: Politika e jashtme pjesa më e ndritshsme e Qeverisë

Aktuale

Haxhi Avdyli lavdëron Kurtin, Osmanin e Gërvallën: Politika e jashtme pjesa më e ndritshsme e Qeverisë

Nga: M.L. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 15:28
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Deputeti nga lista Guxo, Haxhi Avdyli vlerëson se politika e jashtme mbetet pika më e ndritshme e Qeverisë Kurti 2, shkruan "Bota sot".

Ai ka thënë se diplomacia në Kosovë është e konsoliduar si faktor serioz dhe se ajo po mbron denjësisht interesat shtetërore para armiqve.

Pika më e ndritshme e Qeverisë Kurti 2, mbetet pa dyshim POLITIKA E JASHTME.

#Diplomacia Kosovare është konsoliduar si kurrë më parë si faktor serioz para miqve ndërkombëtar, dhe po mbron denjësisht interesat shtetërore para armiqëve.

Vizita në qendrat e vendimmarrjes të Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti e Ministres së Jashtme Gervalla, por edhe pritjet e akterëve ndërkombëtar në Kosovë kanë rivendosur Kosovën si qendër të diplomacisë në Ballkan.

#Dialogu me Serbinë ka marrë formë reciprociteti ku Kosova s`është më shportë për plotësimin e dëshirave Serbe. Ndalohen zgjedhje e referendume Serbe në tokë të Kosovës.

S`u lejua më Kosova të trajtohet si vend i shkelur ku mshefen simbolet RKS kurse ato SRB të qarkullojnë”, shkruan Avdyli.

Sipas tij, kudo në botë që bartësit institucional prezantojnë i bëjnë krenar qytetarët e saj.

“Ne tani jo vetëm që po ndjehemi të përfaqësuar por po ndjehemi të sigurt që në OKB, BE, OSBE, KE, SHBA e kudo bartësit tanë institucional do shkëlqejnë me prezantimin e tyre, por edhe do mbrojnë me vendosmëri e dije interesat vitale shtetërore.

#Kosovakashpresë

#skalodhje”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat