“Kamishi” 75 mijë € vetura, 47 mijë € paga vjetore

Aktuale

“Kamishi” 75 mijë € vetura, 47 mijë € paga vjetore

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:14
Bekim Haxhiu-Kamishi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi, ka deklaruar dy vetura në vlerë prej 75 mijë euro,.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, Haxhiu ka deklaruar se një veturë “Q7” e ka blerë 61 mijë euro me ndërrim dhe një veturë tjetër “Mercedes” në vlerë prej rreth 14 mijë euro.

Deputeti i PDK-së poashtu ka deklaruar paga vjetore familjare prej rreth 47 mijë euro .

Ai ka pasuri të patundshme në vlerë prej mbi 400 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat