Projektligji për pagën minimale, Agim Çeku: Injorim i luftës së UÇK-së

Aktuale

Projektligji për pagën minimale, Agim Çeku: Injorim i luftës së UÇK-së

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 21:03
Agim Çeku

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e quan “gabim të madh të qeverisë së Kosovës”, miratimin në lexim të parë të projektligjit për pagën minimale, i cili u kundërshtua nga veteranët e luftës së UÇK’së. Ai thotë se në lexim të dytë, kjo duhet përmirësuar.

“Po e shoh si gabim të madh të qeverisë së Kosovës. Një gabim i pakuptimtë. Një arsyetim i pakuptimtë. Një çështje e panevojshme, edhe si një injorim total i veteranëve të UÇK’së, i luftës së UÇK’së, një ndarje jo vetëm e veteranëve nga pjesa tjetër e shoqërisë por një ndarje e shoqërisë, kështu që unë uroj që ky gabim të përmirësohet sa më shpejt në leximin e dytë që të mos kalojë një gjë e tillë, sepse vërtetë është gabim”, tha Çeku.

“Është gabim sepse ekziston një ligj i cili thotë se veteranët minimum pagën minimale duhet ta marrin edhe tash po rritet paga minimale, po trajtohet si sukses, por në anën tjetër nuk po i përfshin të gjithë ata që kanë qenë deri sot të përfshirë në pagë minimale”, shpjegon ai për RTK’në.

“Është një ndarje, është një injorim, është një nënvlerësim, thjesht është një gabim shumë i madh”, tha Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat