“Deputeti i Trustit” blen veturë 61 mijë €

Aktuale

“Deputeti i Trustit” blen veturë 61 mijë €

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:49
Bekim Haxhiu

Ka rreth dy muaj që Bekim Haxhiu ka iniciuar një ide për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, e cila ka hapur një debat të madh parlamentar mbi financat e fondit.

Po, para se të niste propozimin për ndryshime ligjore në Fondin Pensional, vitin e kaluar deputeti i PDK-së ka realizuar një pazar të madh financiar privat.

Ai, kishte shitur një veturë Mercedes E202 për 30 mijë euro, për të hyrë në kredi dhe për të shtuar edhe 31 mijë euro të tjera në mënyrë që të përvetësonte një veturë dy herë më të shtrenjtë; një Audi Q7.

Vetura e re, të cilën Haxhiu e ka deklaruar si pasuri të paluajtshme në formularin e tij pranë Agjencisë Kundër Korrupsion, është seri e vitit 2020 të modelit Q7 të Audisë.

“Kam shitur veturën Mercedes E202 ne shumën 30,000.00 Euro dhe kam shtuar edhe 31,000.00 Euro për të blerë veturën Audi Q7 viti 2020, parat për blerje te veturës i kam shtuar nga kredia e marur për 5 vite ne NLB”, ka deklaruar ai në formularin e pasurisë.

Haxhiu ka deklaruar kursime të mjeteve financiare në banka, në vlerë prej rreth 3 mijë e 500 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat