Ish-luftëtari i UÇK-së kundërshton rritjen e pensioneve për veteranët: S’ka çmim më të shtrenjtë se liria

Aktuale

Ish-luftëtari i UÇK-së kundërshton rritjen e pensioneve për veteranët: S’ka çmim më të shtrenjtë se liria

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:35
Liman Krasniqi

OVL-UÇK në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale, nesër (e enjte) do të mbajnë protestë në Prishtinë me fillim në ora 9:30.

Përkundër shumë përkrahësve të kësaj proteste dhe kërkesës për përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagë minimale, një ish-ushtar i UÇK-së thotë se është kundër rritjes së pagës për veteranët.

Ish luftëtari i Brigadës 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, Liman Krasniqi ka thënë se si veteran i luftës dhe me problem shëndetësore mezi ia del të mbijetojë me 170 euro, por prapë kundërshton rritjen e pensionit.

“Unë si veteran i luftës edhe pse menzi ia dal të mbijetoj me 170€ plus kam probleme shëndetësore, prapë jam kundër rritjes së pagave për veteranët e luftës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai thotë se veteranët nuk kanë luftuar për t’u shpërblyer por për lirinë e vendit.

“Veteranët që kane luftu me shpirt e me zemër, për ta pasuri dhe çmim me të shtrenjtë sesa liria nuk ka.

“Sot më vjen turp kur i shof disa veteranë duke kërku me ua rrit pensionet e me rëndu buxhetin e varfër të shtetit tonë, kur në lufte kemi qenë në gjendje me jap edhe jetën për këtë shtet”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat