Pas tensioneve të shumta, protesta përfundon me lule për policët

Aktuale

Pas tensioneve të shumta, protesta përfundon me lule për policët

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 07:26 Përditësuar në ora: 10:15 më 16.06.2022
Pamje nga protesta e veteranëve

Eskalon në ofendime veterani i UÇK-së, Kurtin e quan “pis” dhe “tradhtar”

Një veteran i UÇK-së tha se duhet ta nxjerrin Albin Kurtin nga zyra e kryeministrit, por tha se ata nuk janë të dhunshëm.

“Veterani i vërtetë nuk eskalon”, tha ai në një lidhje direkte në T7.

Në Kuvendin e Kosovës, ai tha se “gjysma e më tepër janë tradhtarë”.

Tradhtar e quajti edhe kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se qëndroi në zyrë ndërsa ai e kishte lënë familjen për të shkuar në luftë.

​Klinaku: Disa persona nga Kuvendi po provokojnë situatën, policia të marrë masa

Derisa mijëra protestues po qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrë masa sepse sipas tij, nga dritaret e Kuvendit po shihen persona që po e provokojnë situatën.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

​Veteranët vendosen edhe te hyrja mbrapa Kuvendit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se një pjesë e protestuesve po pozicionohen në hyrjen tjetër të Kuvendit të Kuvendit.

“Ne nuk kemi punë me policinë, policia është e jona, ne kemi punë me qeveritarët dhe deputet që kanë shkelur ligje”, ka thënë Klinaku.

Janë qindra veteran që po protestojnë në hyrje të oborrit të Kuvendit. Ndërkohë, është mobilizuar edhe Policia, pjesëtarët e së cilës po qëndrojnë në oborrin dhe ndërtesën e Kuvendit.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, po protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

​Policia në vëzhgim të protestës, shihen edhe snajperistët

Policia e Kosovës mobilizohet edhe me njësinë e snajperistëve të cilët gjatë gjithë kohës do të vëzhgojnë protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e vëzhgojnë protestën edhe nga ndërtesa e Kuvendit. Ndërkohë, para Kuvendit janë parë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Ndërkohë, ka arritur edhe një grup tjetër i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit janë nga Hasi i Gjakovës. Gjithashtu, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dhe ai i Shoqatës së Familjareve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari u janë bashkuar protestuesve para Kuvendit të Kosovës.

Mbërrijnë para Kuvendit protestuesit e parë

Nën brohoritjet “UÇK”, një grup veteranësh janë pozicionuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, për t’u bashkuar në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protesotjnë kundër projektligjit për pagën minimale në të cilin nuk janë përfshirë edhe kjo kategori e luftës. 

Ndërsa Policia e Kosovës ka vendosur kordonin në hyrje të oborrit të ndërtesës.

Përjashtimi nga Ligji për pagën minimale, veteranët sot në protestë gjithëpopullore

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale. Për kalimin e këtij projektligji ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe, ndërsa komunitetet e tjera joshumicë abstenuan. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim.

Për këto organizata, deputetët me miratimin e këtij projektligji kanë vepruar kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kuvendi i turpit të Kosovës, deputetët e pushtetit, me ndonjë përjashtim, së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale... Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. ‘Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik’, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”, u tha në reagimin e këtyre organizatave.

Për Lëvizjen Vetëvendosje veteranët nuk janë përjashtuar nga ligji për pagën minimale pasi ndarja e pensionit të veteranit me pagën minimale ka ndodhur vite më parë.

“Ligji është miratuar për pagën minimale të sektorit privat. Ndarja e pensionit të veteranit është bërë në vitin 2016 nga qeveritë paraprake dhe ligjshmëria në pagën minimale është ndarë në atë kohë. Kësaj radhe në trajtim ashtu siç e dini nga Qeveria e Kosovës edhe në dialogun e Këshillit ekonomiko-social është diskutuar vetëm për sektorin privat”, ka deklaruar Kusari-Lila, shefe e GP të LVV në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës disa herë kanë përmendur edhe pastrimin e listave të veteranëve. 

Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë qenë zëshëm në mbrojtje të veteranëve dhe kërkesave të tyre, duke kërkuar nga qeveria të tërheq ligjin dhe ta ridërgojë në Kuvend të korrigjuar.

Për Xhavit Jasharin nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, deputetët të cilët votuan për këtë projektligj janë mjeranë, ndërsa sipas tij në këtë mënyrë serbët ia arritën qëllimin që të godasin luftën e UÇK-së.

Jashari, për KosovaPress, nuk e përjashtoi mundësinë që protesta e sotme të vazhdojë deri në realizmin e kërkesës së tyre, që është tërheqja prapa e këtij projektligji.

“Në protestën që e mbajtëm di të më parë ku unë bëra thirrje publikisht se Albin Kurti po punon për ta kthyer Serbinë, unë sot do t’ia them të kundërtën, që Albin Kurti dhe kjo qeveri nuk do të mund ta kthejë kurrë Serbinë këtu, sepse kjo liri është fituar me mund, me përpjekje të mëdha. Është një rrugë plot sakrificë, është një rrugë plot merita, është një rrugë plot nder, është krenaria më e madhe e këtij populli dhe kombi, pas luftës së Skënderbeut, është lufta e lavdishme e UÇK-së me kryekomandantin e saj legjendar, Adem Jasharin. Dhe sot këto institucione, të zgjedhurit e popullit, deputetët që e keqpërdorën besimin që ua ka dhënë populli, sepse pjesë e këtij populli janë edhe këto kategori, për turpin e tyre u keqpërdorë”, deklaroi Jashari.

Deputeti i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje i cili e ka lëshuar sallën në kundërshtim të projektligjit që përcakton pagën minimale, për shkak të mospërfshirjes së veteranëve, thotë se do të jetë kundër qeverisë nëse e njëjta nuk reflekton për kategoritë e dala nga lufta.

Fatmir Humolli nuk do t’i bashkohet protestës së sotme, por thotë se protestën e tij do ta bëjë brenda institucionit të Kuvendit të Kosovës.

“I përkrah protestat por nuk do jem në protestë në rrugë sepse po besoj se ka hapësirë ende që protesta ime brenda institucionit të jep rezultat pozitiv në favor të bashkëluftëtarëve. Mosrespektimi i qytetarëve dhe injorimi i kategorive te dala nga lufta nga qeveria është gabim i madh. Unë do jem ne mbrojtje të bashkëluftëtarëve dhe misionit të luftës që ka qenë që populli ynë të jetojë i lirë dhe me dinjitet në vendin tonë, qeveria nuk po e kryen ketë mision që ia ka dhënë vetes në fushatën elektorale. Nëse reflekton qeveria do të jem në ndihmë të qeverisë, nëse jo atëherë do jem kundër saj. Deputetet kanë obligim ndaj elektoratit e jo ndaj qeverisë apo individit”, tha Humolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat