​Bashkë me Molliqajn u arrestuan edhe Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati e Korab Korça

Aktuale

​Bashkë me Molliqajn u arrestuan edhe Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati e Korab Korça

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas arrestimit të kreut të saj Dardan Molliqaj dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.

Në reagim thuhet se aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës.

“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, thuhet në reagim.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat