Enver Hoxhaj flet për shtrembërimin që Putini ia bën rastit të Kosovës

Aktuale

Enver Hoxhaj flet për shtrembërimin që Putini ia bën rastit të Kosovës

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 00:47
Enver Hoxhaj

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, e ka promovuar librin e tij “Përplasja e madhe: Si Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin”, ku ka folur për temat që i shtjellon ky libër.

“Nuk ka ndonjë rast tjetër para vitit 2014, para aneksimit të Krimesë i cili e shpjegon më mirë doktrinën e Putinit, Putinizmit, se sa shembulli i Kosovës. Putini është marrë prej vitit 1999 deri në vitin 2022 dhe ditëve të fundit me Kosovën është një temë e cila e ka përcjellë në karrierën e tij politike, por ka qenë edhe 2000-01 si kryeministër i Rusisë kur ka vizituar Serbinë ka bërë një vizitë, them, në Kosovë, dhe mënyra se si ai flet për pakicën serbe në Kosovë, se si flet për Serbinë se si flet për Ballkanin, se si flet për institucionet e atëhershme politike në Kosovë por edhe pas shpalljes së pavarësisë nuk dallon prej asaj se si flet për Zelennskyn, për Ukrainën”, ka thënë Hoxhaj për Edicionin Special.

“Prandaj edhe Kosova është shembull tipik ku ne e shohim se si ai e bën përpjekje ta keqpërdorë komunitetin serb në Kosovë për qëllime gjeopolitike, sikurse keqpërdor rusët në Ukrainë për qëllime gjeopolitike, domethënë në shembullin e Kosovës vërehen të gjitha elementet e një doktrinë e cila sot është shpallur botërisht dhe është kuptuar në botë dhe në Evropë”.

Sipas Hoxhajt, Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me analogjitë që i ka përdorur Putini.

“As në rastin historik, as në rrafshin legal, as në rrafshin gjeografik, as në kontekstin rajonal, Kosova nuk mund të krahasohet me të gjitha analogjitë e rrejshme të cilat i përdor Putinit për të dërguar ushtri, për të përdorur forcën ushtarake e cila i shërben arritjes së qëllimeve të politikës së jashtme të tyre. Kosova ka nisur si shtet i pavarur sikurse Sllovenia, Kroacia, Bosna, Mali i zi, Maqedonia dhe lidhja e Kosovës ka tëb ëjë me shpërbërjen jugosllave . Nuk mund të krahasohet me diçka të njëjtë mirëpo, ai e ka përdorur shembullin e Kosovës edhe për të luftuar Kosovën por edhe për të luftuar perëndimin, për të krijuar një hendek të thellë mes Kosovës edhe Perëndimit ndërsa aneksimi i Krimesë dhe agresioni me Ukrainën në fakt e ka treguar pafytyrësinë e politikës ruse tash secili e sheh që çfarë ka pretenduar për Kosovën ka qenë një gënjeshtër e madhe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat