Sindikata e KEDS: Paga mesatare, as nuk është, as nuk ka qenë kurrë 850 euro

Aktuale

Sindikata e KEDS: Paga mesatare, as nuk është, as nuk ka qenë kurrë 850 euro

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) ka shprehur shqetësim ditëve të fundit për lajmin e shpërndarë në disa mediume.

Kjo federatë i ka quajtur të pabaza raportimet se paga mesatare në KEDS/KESCO është 850 euro.

“Këto deklarata janë të pabaza dhe si rrjedhojë gjendja nuk është siç paraqitet në publik.

Paga mesatare prej 850 euro në KEDS/KESCO nuk ka qenë dhe as nuk është, siç përflitet”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat