Qeriqi: Partitë politike mundohen t’i shfrytëzojnë protestat e veteranëve për të përfituar

Aktuale

Qeriqi: Partitë politike mundohen t’i shfrytëzojnë protestat e veteranëve për të përfituar

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:29
Xhevdet Qeriqi

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, Xhevdet Qeriqi, thotë se partitë politike nuk do duhej që të përfshiheshin në protestat e veteranëve.

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve, Xhevdet Qeriqi, thotë se partitë politike nuk do duhej që të përfshiheshin në protestat e veteranëve.

Qeriqi tha se partitë mundohen që t’i shfrytëzojnë këto momente për përfitime të tyre.

“Partitë politike në të kaluarën, se unë kam protestuar edhe në të kaluarën, gjithmonë mundohen me shfrytëzu këto momente të caktuara për të përfituar. Edhe në këtë rast, mendoj se kanë qenë të momentit veprimet e tyre. Edhe në të kaluarën sa kam protestuar çdoherë na u kanë bashkangjitur partitë politike, edhe tash po ndodh kjo. Gjë që nuk ishte dashur me ndodh, as në të kaluarën as tash”, tha ai.

Sipas tij, partitë politike duhet që t’i mbështesin në forma të tjera, por jo “të përfitojnë në këtë rast nga luftëtarët e UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat