Skenari i Ramës për rrëzimin e Kurtit, Spahiu zbulon prapaskenat: Po e ndihmon PDK, por pushtetin do ta marrë..!

Aktuale

Skenari i Ramës për rrëzimin e Kurtit, Spahiu zbulon prapaskenat: Po e ndihmon PDK, por pushtetin do ta marrë..!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2022 Në ora: 07:03
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka reaguar në lidhje me skenarin e Edi Ramës për rrëzimin e Albin Kurtit.

Ai përmes në postimi në Facebook tha se Rama këtë gjë po tenton ta bëj përmes PDK-së.

Megjithatë, Spahiu tha se edhe pse PDK po e ndihmon kryeministrin e Shqipërisë ta rrëzojë Kurtin, kjo parti nuk do arrijë ta marrë pushtetin.

“Edi Rama mund ta rrëzojë Albin Kurtin, përmes PDK-së, por pushtetin më pas nuk e merr PDK po LDK”, deklaroi Spahiu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama mund ta rrëzojë Albin Kurtin, përmes PDK-së, por pushtetin më pas nuk e merr PDK po LDK. E me LDK-në në pushtet Edi Rama nuk mund të ketë më ndikim në Kosovë çfarë ka në Kosovën e Albin Kurtit, i cili është inferior karshi Tiranës. Këtë inferioritet nuk e ka Lumir Abdixhiku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat