Nuk kalon Trusti, opozita lëshon seancën një shenjë revolte

Aktuale

Nuk kalon Trusti, opozita lëshon seancën një shenjë revolte

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 07:47 Përditësuar në ora: 16:43 më 23.06.2022
Kuvendi i Kosovës

​S’kalon Trusti, Vetëvendosje votoi kundër tërheqjes së mjeteve

Në seancën parlamentare të së enjtes ku pati një debat të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi në lexim të parë të projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu.

Para votimit, propozuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, kërkoi reflektim nga pozita për të mbështetet dhe për të tejkaluar ndikimet politike.

Haxhiu: Ta votojmë sot Projektligji për Trustin

Kjo krizë ekonomike mund të përballohet nëse bashkëpunojmë dhe në mes dy leximeve bashkërendohemi edhe për modalitetet e tjera”, theksoi Haxhiu.

AAK vendos pankartat “Evropë ku janë vizat”, reagon Konjufca

Në vazhdimin e seancës parlamentare ku po shqyrtohet projektligji për Trustin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vendosur në foltoren e Kuvendit pankarta me mbishkrime “Evropë ku janë Vizat” dhe “Evropë deri kur ma”.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca: Besnik duhet të merr leje për këto aktivitete subversive që po i bën

“Besnik, duhet të marrësh leje për këto aktivitete subversive që po i bën”, tha Konjufca.

Fillimisht, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë për një minutë heshtjeje në nderim të veprës së producentes Vjosa Berisha. 

​Përplasen Kurti dhe Krasniqi për filozofi

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër mes opozitës dhe pozitës për projektligjin që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Një debat të ashpër pati edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për filozofinë ekonomike.

Krasniqi më tej ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetjen e Trustit.

Krasniqi: E dimë që ka qenë prezent edhe në shkollën politike të Vetëvendosjes, Lenini

“Kryeministër ne mundemi me bërë diskutim për filozofinë dhe tani flasim kush dinë e kush s’dinë. Unë po gëzohem që ju nga ortodoksia paski kaluar në heterodoksi, sepse ju keni qenë shumë ortodoksnë të gjithë bindjet e juaja. Ne dimë që ka qenë shumë prezentë edhe në shkollën politike të Vetëvendosjes, pra Lenini e të tjerët. Heterodoksia e juaja për mua është pozitive. Dhe e kam parë edhe nga fakti që disa prej ministrave i ke të djathtë, edhe unë nuk mundem me u habitur që ministrja Rizvanolli del kundër Trustit se ia kemi parë krejt deklarimin e pasurisë që i ka kesh gati 200 mijë euro”, tha ai.

Për këtë pati një replikë nga kryeministri Kurti, i cili tha se gjithë e kanë kritikuar një ortodoksi pa qenë të tillë, dhe kurrë nuk kanë thënë që janë ortodoks.

Kurti: Kurrë nuk kemi thënë që jemi ortodoks

“Edhe unë kam qenë i ulur saktësisht në atë ulëse ku është deputeti Krasniqi. Edhe e kam marrë fjalën, edhe kam kritikuar rrymën neoliberale si ortodoksi. Pra, rryma neoliberale është ortodoksi, sepse konsideron që duhet të instalojmë principe të caktuara dhe s’ka nevojë për plan. Ndërkaq, kritika ndaj neoliberalzimit nuk është ortodoksi. Pra, ne kemi kririkuar një ortodoski pa qenë të tillë. Kurrë nuk kemi thënë që jemi ortodoks, jo në kuptim fetar të fjalës, por në kuptimin e teorive ekonomike. Edhe një herë neoliberalizimi është ortodoksi, ndërkaq kritika jonë ndaj neoliberalizimiit ka qenë gjithmonë heterodokse”, theksoi ai.

​Murati: Nga muaji i ardhshëm zgjerohet skema për shtesat për fëmijë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur populizëm dhe demagogji iniciativën e opozitës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në seancën ku po shqyrtohet projektligji për tërheqjen e mjeteve të Trustit, Murati tha se ekonomistët e opozitës nuk po dinë ta argumentojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Ai paralajmëroi se me rishikimin e buxhetit që ka ndodhur sot për Ministri të Financave, nga muaj i ardhshëm zgjerohet skema e shtesave për fëmijë.

Murati: Populizëm dhe demagogji nga opozita për Trustin

“Njëri nga këto rreziqe është, është edhe ky populizimi dhe demagogjia. Sepse për të qenë demagog nuk je i kufizuar nga faktet e argumentet, por vetëm në apel drejt impulsit dhe emocionit të audiencës. Qysh atëherë e ka sqaruar Platoni që normalisht që kjo mund të përbëjë rrezik për demokracinë, mirëpo qytetari ka avancuar… Është vetëm një tendencë e populizmit, disa këtu janë edhe ekonomistë dhe ishte dashur ta dinë. Deri tash çka dëgjova, është se një mjek nga GP i Vetëvendosjes pati argumente shumë më të qëndrueshme për ekonominë se sa ekonomistët e opozitës. Nuk e di a me të vërtet mendoni kështu si po flisni apo e keni vetëm për një grusht vota”, tha ai.

Me rishikimin e buxhetit, Murati tha se tani ka mjete të mjaftueshme që të zgjerohet skema për shtesat e fëmijëve.

Murati: Nga muaj i ardhshëm zgjerohet skema për shtesat për fëmijë

“Meqenëse sot kaloi edhe rishikimi buxhetit, kam kënaqësinë t’ju njoftoj edhe qytetarët që për shkak të kalimit të rishikimit, tani do të kemi mundësi që prej muajt të ardhshëm të fillojmë me zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë. Pra, nga muaj i ardhshëm do të fillojmë zgjerimin e skemës për shtesat për fëmijë, sepse tani me hyrjen në fuqi të rishikimit, kemi edhe fonde të mjaftueshme”, tha Murati.

Aktualisht fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që kanë lindur në dy vitet e fundit i marrin nga 20 euro.

​Deputeti i VV-së që do të abstenon për TRUST-in

Fatmir Humolli deputet nga radhët e LVV-së ka bërë të ditur se do të abstenon për TRUST-in.

Humolli ka kërkuar nga qeveria që të merr masa për t’i kthyer parat e TRUST-it, të cilat janë jashtë vendit, pasi që nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, qytetarët me të drejtë kanë kërkesën për tërheqjen e mjeteve pensionale.

Humolli: Nuk do të votoj kundër as pro

“Nëse qeveria nuk bën përpjekje që këto pare të TRUST-it pensional të cilat janë jashtë, me i kthye brenda atëherë është e drejtë e këtyre të cilët kërkojnë që këto pare me i tërheq, sepse vetëm një qarkullim i këtyre pareve i 2 miliardë eurove në 18% janë diku 360 milionë euro që i shtohet buxhetit të Kosovës, e 360 milionë euro me u rrit buxheti i Kosovës me mjete të cilat qarkullohen brenda është më mirë se sa këto pare me i shfrytëzua kompanitë ndërkombëtare, unë për këtë kam treguar në kuptimin publik që nuk do të votojë kundër tërheqjes por as nuk do të votoj pro tërheqjes” ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, parat e TRUST-it nuk janë investuar për ta krijuar një siguri që të moshuarit të kenë një jetë më stabile, për arsyeje se klasa jonë politike nuk i ka besuar ekonomisë së vendit. 

Besnik Tahiri-Albin Kurtit: Kryeministër qetësohu e mos e tensiono Kuvendin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është hipokrizi ta dëgjosh nga kryeministri Kurti se me tërheqjen e 30% të Trustit, shkatërrohet skema pensionale e vendit.

Sipas Tahirit, nëse kjo do të ishte e vërtetë, fondi pensional do shkatërrohej edhe me tërheqjen e 10% të Trustit që pati ndodhur në qeverisjen e kaluar.

Tutje Tahiri u shpreh se kryeministri Kurti ‘nervozizmin që e ka nga performanca e dobët qeverisëse po e shpërfaq në seancë’.

“Kryeministri po na tregon edhe se si duhet e çka duhet të flas një deputet. Unë deri tani nuk dëgjova asnjë fakt nga kryeministri pse nuk duhet të ndodh tërheqja e Trustit. Ju jeni mjeshtër i mashtrimit të opinionit publik, kryeministër. A mund të na tregoni pse nuk u rrënua fondi pensional kur u tërhoqën 10%?”, iu drejtua Tahiri, kryeministrit.

“Ju nuk e keni marrë asnjë veprim që prek direkt mirëqenien e qytetarëve. Flisni për rritje enorme ekonomike, por kjo rritje nuk shihet ne terren. A mund të na tregoni ku po e sheh atë rritje ekonomike. Kërkesa për tërheqje vjen për shkak të pazotësisë suaj për zgjidhjen e problemeve, për të cilat juve ju takon si kryeministër”, u shpreh Tahiri tutje. “Të thuash se me tërheqjen e 30% të Trustit, rrënohet skema e fondit pensional është hipokrizi. Gjendja sot është tepër e keqe. Nuk ka logjikë me udhëheqë Qeverinë e mos me ofruar asnjë zgjidhje konkrete”, përfundoi Tahiri.

Ministri Murati: Tërheqja e mjeteve nga Trusti e shkatërron të ardhmen e pensionistëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti, e shkatërron të ardhmen e pensionistëve.

“Çështja që po diskutohet sot është projektligji për Trustin, i cili është vazhdim i një praktike të krijuar dy vjet më herët për të rrënuar themelet e një institucioni pensional në vend. Ne si Qeveri e kemi dhënë mendimin tonë se pse kjo çështje nuk duhet të kalojë dhe s’duhet të shkojë më tutje, sepse shkatërrohet një institucion dhe me atë institucion shkatërrohet edhe e ardhmja e pensionistëve”.

Murati tutje tha se qytetarët janë të vetëdijshëm që mazhoranca ka të drejtë sa i përket mostërheqjes të mjeteve nga Trusti.

“Qytetari është i vetëdijshëm që edhe për Trustin qysh kemi pas të drejtë 2020 që s’bën me u prek, e din që prakë kemi të drejtë”, tha ai.

Kamishi dhe Kurti përplasen për Trust

“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapi”.

Kështu i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.

“Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, ka thënë Kurti për Haxhiun.

Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i lë deputetët të votojnë lirshëm.

Por Kurti është shprehur i bindur se “Projektligji për Trustin nuk do të kalojë”. 

​LDK kërkon nga mazhoranca ta mbështesin tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga Vetëvendosje që ta mbështesin votimin e projektligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti. 

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa theksoi se fatkeqësisht qeveria nuk ka bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës, prandaj, qytetarët janë të detyruar t’i marrin këto veprime mbi supet e tyre dhe të kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga Trusti. 

Mustafa: VV duhet ta mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti

“Natyrisht kur qeveria nuk u del në ndihmë qytetarëve, ata duhet t’i marrin këto veprime, këto masa mbi supet e tyre dhe po kërkojnë mundësinë për të tërhequr një pjesë të fondeve të tyre nga Trusti. Sepse fatkeqësisht nuk keni bërë asgjë për t’i përkrahur qytetarët e Kosovës. Nuk ka ditë të vetme që ne si deputetë, pavarësisht nëse jemi të opozitës apo ju të pushtetit, që qytetarët e Kosovës nuk na shkruajnë e ndalur në qytetet duke na kërkuar që t’ua mundësojmë tërheqjen e një pjese të të mjeteve të tyre që kanë kursyer në Trust. Prandaj, po i bëj edhe një herë ftesë deputetëve të VV-së që të përkrahin këtë projektligj”, theksoi ai.  

Kurti flet për Trustin: Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional për 100 euro?

Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit.

Kurti ka thënë se mbi 90 përqind e llogarive në Trust, kanë të akumuluar më pak se 10 mijë euro.

“Afër gjysma nuk do ti tërhiqnin  më shumë se 100 euro. Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional për 100 euro?, pyeti Kurti.

“Kur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po thotë se është keq, dijeni se është shumë keq”.

“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, u shpreh kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat