Basha: Sëmundjen krim dhe korrupsion e ka shëruar specialist Kurti me një ekip mjekësh

Aktuale

Basha: Sëmundjen krim dhe korrupsion e ka shëruar specialist Kurti me një ekip mjekësh

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:47
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha që është edhe kryetari i Grupit të Miqësisë me Amerikën, ka bërë një krahasim duke thënë se kryeministri Albin Kurti është specialist mjekësor ndërsa anëtarët e tjerë afër tij janë ekip mjekësh.

Basha këtë e ka ndërlidhur me faktin e një deklarate të ambsadorit të Gjermanisë në Kosovë i cili ka thënë se vizita e kancelarit gjerman në Kosovë është si shkak i sundimit të ligjit.

Shkrimi i plotë i z. Basha:

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë po thotë se vizita e Kancelarit dhe Ministres së Punëve tê Jashtme ndërlidhet me performancën në luftën për sundim të ligjit dhe faktin që Qeveria Kurti ka qenë e para që i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Pra kaq i thjeshtë është përshkrimi!

Ambasadorët, raportet dhe organizatat ndërkombëtare po konstatojnë që Kosova ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë e quajtur ‘krim dhe korrupsion,’ dhe vetëm pasi ka ardh një ekip mjekësh me një specialist në krye po ia normalizojnë gjendjen pacientit të quajtur Kosovë, dhe kjo është për tu përshëndetur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat