Lajçak: Çfarë ndodhi në samit në raport me Ballkanin, gjeneron zhgënjim

Aktuale

Lajçak: Çfarë ndodhi në samit në raport me Ballkanin, gjeneron zhgënjim

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Samiti i djeshëm në Bruksel mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dështoi të përmbushë pritjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Lajçak me një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Sipas tij, kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.

Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, shkroi Lajçak sot në Twitter.

Në këtë samit, Kosova nuk mori përgjigje të saktë se kur mund t’i liberalizohen vizat kurse Shqipëria e Maqedonia e Veriut, nuk morën lajmin për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat